Sajmir Tahiri akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike. Sigurisht, fjala nuk është për ministrin e Brendshëm, por për një qytetar i cili të përbashkët me ministrin ka gjeneralitetet, emër dhe mbiemër.
Sajmir Tahiri, qytetari i radhës që gjykohet për vjedhje energjie elektrike, do të përballet në gjykatë me këtë akuzë.
Mësohet se është caktuar data 1 shkurt 2016 si data e seancës së parë, ndërsa gjyqtare do të jetë Klorinda Çela.












