Mbrëmë është mbajtur nata finale e spektaklit ‘Në një javë’ në Top Channel.
Surprizat e mbrëmjes së mbrëmshme ishin pa fund, por kulmi arriti atëherë kur ishte radha e konkurentit të grupit West Side Family, Landit.
Landi për performancën e fundit kishte zgjedhur të performojë këngët hite të grupit.
Surpriza e mbrëmjes që përloti të gjithë ishte Kaltrina, vajza e Dr.Florit, e cila u shfaq në skenë në momentin e strofës së Dr.Florit, ku e zëvendësoi atë.
Fituesit e edicionit të parë të spektaklit ‘Në një javë’ u zgjodhën Hueyda & Isli.
Dr. Flori, një ndër këngëtarët më virtuozë të Shqipërisë humbi jetën një vit më parë.












