Zv/kryeministri Niko Peleshi është përgjigjur sonte lidhur me publikimin e Berishës pakm ditë më parë ku thuhej se Rama e kishte rrahur ne zyrën e tij.
I ftuar në emisionin “Debat” të gazetarit Roland Qafoku atij iu kërkua të shpjegonte më tepër rreth këtij fakti të bërë publik.
Peleshi nuk preferoi të komentonte gjatë postimin e Berishës, duke thënë se nuk merrej me lojërat e tij. “Këto janë lojërat e një plaku që sillet si fëmijë”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.











