Policia e Durrësit arrestoi sot një person me thikë në dorë ndërsa po sulmonte vjehrrin e tij.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrance i shtetasit:
• Maliq Meçani 51 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me thikë vjehrrin e tij, shtetasin F.V.69 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.












