Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për koncesionet u ndal edhe tek check up-i, duke konfirmuar marrjen në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për këtë vendim.
Edi Rama u përpoq ta kapërcejë me një batutë, dështimin e premtimit për shëndetësinë falas, duke u shprehur se “shëndetësia falas nuk është qofte ke daja”.











