Burri ka plagosur me thikë gruan 51 vjeç e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme, në një apartament në lagjen “Skënderbeg”.
Pas informacionit është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar Tom Pllumi 53 vjeç.
Ndërkohë, 51-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe policia po punon për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.











