Në fjalimin e tij para deputetëve të grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha nuk kurseu edhe batutat ironike ndaj kryeministrit dhe ministrave të Edi Ramës.
Duke denoncuar, sipas Bashës, korrupsionin e Arben Ahmetaj me koncesionin e landfilldit të Elbasanit, Basha ironizoi, duke thënë se, “Arben Ahemtaj është mësuesi më i pasur i anglishtes, në rang botëror”.
Më pas ai ironizoi edhe koncensionet e dhëna prej kryeministri Edi Rama.
“Sarkazma që qarkullon sot, ka të bëjë me atë se ‘Rama duhet të japë me koncesion edhe qeverinë’”, u shpreh Basha.











