4 persona ranë në pranga pasi policia gjeti në makinën e tyre dhjetra kg kanabis.
Gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Shëngjergjit uniformat blu në mjetin tip “Opel” kanë gjetur 12 thasë në të cilët fshihej lënda narkotike. Menjëherë policia ka arrestuar shtetasit Endrit Varrosi, 23 vjeç; Klajdi Disha, 19 vjeç; Malvin Lika, 25 vjeç; dhe Klajdi Agaj, 22 vjeç.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitjes e lëndëve narkotike”. Droni.al












