• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HETIMI/Vrasja e kunatave, si u krye krimi makabër: Ka lek, edhe flori!

admin by admin
28 January, 2016
in Kronika
0
HETIMI/Vrasja e kunatave, si u krye krimi makabër: Ka lek, edhe flori!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ne foto, nje nga tre te akuzuarit per vrasje, Artur Kacanolli

Tre personat e përfshirë në vrasjen e dy grave në Durrës kishin marrë sinjale se në shtëpinë e tyre kishte mundësi për të gjetur flori dhe para. Dy kunatat jetonin të vetmuara, njëra ishte e paralizuar.Prokurorja e ceshtjes Elena Pelushi ka pershkruar gjithe momentet qe cuan ne vrasjen e e kunatave te moshuara.


vendimi_durres_varsja_copy_1_18170Faksimile e ekspertizes se prokurorise se Durresit

Përgaditja e krimit pas kontrollit me metal kërkues

I pandehuri Velson Elmazi sërisht në deklarimet e tij ka shpjeguar se gjatë kohës që ishin në automjetin në përdorim nga i pandehuri tjetër Artur Kaçanolli dhe po shkonin nga Sukthi në Shijak, ka dëgjuar këtë të fundit që i ka thënë të pandehurit Indrit Shaqja se ‘ka lek dhe flori’. Faktin se njerëzit e nënës së të pandehurit Artur Kaçanolli kishin lek dhe flori, që ishin të pasur, e ka deklaruar edhe vetë i pandehuri Indrit Shaqja gjatë seancës së verifikimit të kushteve të masës së sigurimit dhe gjithashtu edhe gjatë deklarimeve të administruar gjatë gjykimit. Po kështu dëshmitari Vaso Vava, i cili është edhe djali i viktimës Elsa Vava dhe nipi i viktimës tjetër Gjenovefa Vava, në dëshminë e tij
ka shpjeguar se nënën e të pandehurit Artur Kaçanolli e ka vajzën e hallës së tij dhe ajo i kishte kërkuar të bënte kërkime për flori në shtëpinë e viktimave, pasi ishte hapur fjala se kishte flori. Dhe kërkimet u bënë 1-2 muaj para se të ndodhte ngjarja, me metal kërkues dhe në prani të të Vaso Vavës, Roberta Jorgoni dhe viktimës Gjenovefa Vava dhe nuk u gjet asnjë gjë.

Pritja tek lokal Tapeti në Plazh

Më tej, kur janë nisur sërisht me automjetin në përdorim nga i pandehuri Artur Kaçanolli me destinacion nga Shijaku tek lokal tapeti në plazh, i pandehuri Velson Elmazi ka vënë re se i pandehuri Indrit Shaqja ka marrë me vete një çantë të zezë ku kishte brenda pistoletë, doreza, dy kapuça, dy bluza, levë metalike 40-50 cm dhe skoç transparent që ishte në një rrotë të madhe. Këto fakte të deklaruar nga i pandehuri Velson Elmazi janë vërtetuar plotësisht edhe me provat e tjera të marra gjatë gjykimit. Kështu vetë i pandehuri Indrit Shaqja në deklarimet e tij ka pranuar faktin se kanë pasur ngjitëse transparente, doreza dhe kapuç kur kanë shkuar tek shtëpia e plakave dhe se këto i kishin të futura në një çantë dhe më pas i kanë përdorur kur janë futur në shtëpinë e viktimave. I pandehuri Indrit Shaqja ka shpjeguar më konkretisht lidhur me marrjen e ngjitëses dhe dorezave që i kanë përdorur në ngjarje, duke pohuar se këto i kanë blerë në një dyqan rrugës për në Shijak. Po kështu ngjitëset transparente ose ndryshe të quajtur skoç janë gjetur edhe tek viktimat në vendin e ngjarjes.

Në vazhdim, të dy të pandehurit pasi kanë qëndruar deri rreth orës 23.00 tek lokal tapeti, janë larguar nga aty për tek shtëpia e viktimave në qytetin e Durrësit me automjetin me targëAA 223 HH e marrë shtetasit Elton Vërlaci, i cili ishte muzikant tek lokal tapeti dhe njihej me të pandehurin Indrit Shaqja. Në kohën kur kanë ardhur në qytetin e Durrësit, binte shumë shi, dhe të pandehurit kanë kaluar lokalin ‘pranvera’ dhe ndaluan tek pallatet afër shtëpisë, duke parkuar automjetin tek kazanët e plehrave që ndodheshin aty.

Thyerja e shtëpisë

Me të arritur në shtëpinë e viktimave, dy të pandehurit janë futur në oborrin e shtëpisë duke kapërcyer murin rrethues, dhe më tej për t’u futur brenda në banesë, nëpërmjet një leve i pandehuri ka hapur dritaren e një dhome që binte në oborr. Pasi është bërë e mundur hapja e dritares së dhomës, të dy të pandehurit kanë hyrë në dhomën e shtëpisë dhe mandej kanë shqyer derën e dhomës brenda në shtëpinë dy katëshe. Sapo kanë hyrë në shtëpi të dy të pandehurit kanë veshur kapuçë dhe doreza, dhe i pandehuri Indrit Shaqja ka veshur edhe një palë triko e pantallona. Pasi të pandehurit kanë kontrolluar në katin e parë e konkretisht në njërën prej dhomave, janë ngjitur direkt në katin e dytë. Këto fakte janë provuar plotësisht si nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën gjurmë të hapjes me forcë të dritares së dhomës, copa xhami të thyera dhe derën e hapur të dhomës në fjalë.

Nga këqyrja e dhomës së katit të parë nuk është bërë e mundur të gjendet ndonjë gjurmë daktiloskopike të pandehurve, pikërisht për faktin se ata kanë patur të veshur doreza. Gjithashtu edhe leva e përdorur në vendin e ngjarjes është gjetur pas veprimit tëkëqyrjes së vendeve dhe sendeve të datës 24.09.2014 e konkretisht mbi vendin ku shtetasi Velson Elmazi ka qenë pas ngjarjes me shtetasin Indrit Shaqja dhe hedhja e mjetit që kanë përdorur në ngjarje – e shoqëruar me tabelën fotografike.

Vrasja: I lidhën këmbë e duar, ua mbyllën gojën me skoc dhe lecka

Pasi të pandehurit janë ngjitur në katin e dytë, kanë konstatuar se në të kishte katër dhoma, dy nga njëra anë dhe dy nga ana tjetër. Për këtë të pandehurit janë futur fillimisht në dhomën e parë të krahut të majtë të banesës, dera e të cilës nuk ishte e mbyllur me çelës dhe është hapur me një të shtyrë. Në këtë moment kanë parë një grua me thinja e cila ishte gjysëm e shtirë në krevat dhe e zgjuar dhe për këtë të dy të pandehurit e kanë kapur gruan duke i lidhur duart dhe këmbët me skoç, dhe duke qenë se ajo po bërtiste i kanë mbyllur edhe gojën me skoç. Më pas gruan e lidhur nga krevati e kanë ulur në dysheme shtirë me kurriz, dhe kanë filluar të kontrollonin. Gjatë kësaj kohe, kanë dëgjuar një zhurmë të një personi tjetër nga krahu tjetër i dhomave dhe kur kanë shkuar atje kanë parë një plakë tjetër të shtrirë në krevat, të cilën e kanë izoluar duke e lidhur këmbë e duar me skoç dhe i pandehuri Indrit Shaqja i ka vënë edhe në gojë një leckë që e gjeti aty. Pasi kanë izoluar edhe viktimën e dytë, të dy të pandehurit kanë filluar të kontrollojnë të gjitha dhomat, ku në njërën prej tyre ku kishte një dollap të cilën e kanë shqyer me levë, kanë gjetur në një kuti të bardhë ku ndodheshin dy qese brenda të cilit ndodheshin rreth 20 monedha flori. Këto monedha sipas përshkrimit të dhënë nga i pandehuri Velson Elmazi ishin në madhësi si 100 lekëshi i ri, dhe qesja ishte e tejdukshme. Këto qese i pandehuri Indrit Shaqja i ka marrë me vete duke i futur tek çanta që mbante me vete. Gjithashtu në shtëpi të pandehurit kanë gjetur edhe lekë rreth 200.000 lekë, varëse floriri e orë. Dhe pasi kanë marrë këto sende – flori, para janë larguar duke dalë nga dritarja e dhomës nga hynë dhe pasi kanë dalë në oborr kanë hapur nga brenda derën e e oborrit dhe kanë dalë jashtë, duke u larguar nga shtëpia e viktimave me makinën me të cilën kishin ardhur. Këto fakte rezultuan plotësisht të provuara nga kqyrja e vendit të ngjarjes nga ku vihet re saktësia e veprimeve të përshkruara nga të pandehurit në deklarimet e tyre në lidhje me hyrjen në dhomat e shtëpisë dhe përballjen me viktimat, lidhjen e viktimave, dëmtimet e konstatuar viktimave, rrëmujën e konstatuar nëpër dhoma, shqyerjen e derës së dhomës që ishte me dryn e sende të hedhura poshtë nga ky raft.

dy grate makina espitalit

Floriri, monedha si të Republikës Franceze e vitit 1897

Fakti i ekzistencës së monedhave të floririt është provuar si me dëshminë e shtetasit Vaso Vava i cili ka shpjeguar se mund të kenë patur 10 monedha floriri, dhe se kur ka lindur djali i tij ato i kanë dhënë një monedhë floriri. Kjo monedhë floriri është marrë në cilësinë e provës materiale e shoqëruar edhe me tabelë fotografike dhe dërguar për ekspertim dhe më datë 23.01.2015 është dhënë mendimi nga specialistja e Institutit të Arkeologjisë së Qendrës së Studimeve Albanalogjike, Tiranë së bashku me fletën shoqëruese e përkthimin e kryer.

Nga ekspertja është përcaktuar se monedha është si prerja monetare e Republikës Franceze e vitit 1897, me vlerën e përcaktuar prej 20 frangave dhe si një objekt i trashëgimisë kulturore ajo përmban vlera numizatike. Së bashku me këtë shpjegim, kjo eksperte ka dhënë edhe një rast të vlerës së shitjes së një modhe që ka arritur në shumën prej 295 euro (e konvertuar me kursin e shitjes së datës 02.09.2014 1 Euro = 142.40 lekë dhe e përllogaritur me 20 monedha në shumën 837.800 lekë). Po kështu vetë i pandehuri Velson Elmazi ka shpjeguar për ekzistencën e këtyre monedhave të floririt që i ka përshkruar edhe për madhësinë e tyre si monedhë 1000 lekë të vjetra.

Previous Post

SALI BERISHA/ Ismail Kadare, edhe shumë e shumë vite dhe vepra të tjera!

Next Post

Horoskopi, 29 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 29 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 29 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.