Ishdeputeti i Partisë Socialiste, që jeton në SHBA prej katër vitesh, Andis Harasani, akuzon Ministrinë e Jashtme se ka propozuar për një ambasador një hajdut dhe kontrabandist.
Në një status në Facebook, Harasani shkruan:
“Mjerë Shqipëria e mjerë diplomacia”. Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”.
Ndonëse nuk përmend emra konkretë se për kë bëhet fjalë, janë ndjekësit e Harasanit në rrjetet sociale, ata të cilët informojnë se bëhet fjalë për kandidatin për ambasador në Turqi, Genti Gazheli.
Ky i fundit u akuzua pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha për kontrabandë dhe pastrim parash.
Në shtator të 2013-s, Gent Gazheli u emërua nga kryeministri Edi Rama drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme kundër Pastrimit të Parave.
Ai u largua nga detyra dy javë më parë, ndërsa u kandidua nga Ministria e Jashtme për ambasador në Turqi.
Kandidatura u miratua dje nga komisioni për Politikën e Jashtme dhe iu përcoll Presidentit Nishani për dekretim.
Gazheli më herët nga pozicioni i drejtorit ka akuzuar Harasanin dhe Priftin për pastrim parash.dita












