Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, policia e Durrësit ka ndaluar mësuesin e Shkollës 9-vjeçare, “Hasan Koçi” në Shkozet të Durrësit, Flamur Pajo.
51-vjeçari, sipas pamjeve filmike ka goditur gjatë orës së mësimit me pëllëmbë e grusht nxënësin e klasës së 7-të, A. H, 14 vjeç nga Durrësi. Por vetë nxënësi duke folur për mediat dje tha se e kishte provokuar mësuesin duke e quajtur “shurdh”. Sipas policisë së Durrësit, 51-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprimeve arbitrare.












