Janë prezantuar zyrtarisht fanellat me të cilat kombëtarja e Shqipërisë do të luajnë në kampionatin Europian.
Sponsori i ri teknik që do të zëvendësojë “Adidas”in do të jetë firma italiane e veshjeve “Makron”.
Fanella e re ka një shqiponjë të stilizuar ndryshe nga më parë në stemë dhe gjithashtu ka të stampuar shqiponjë në pjesën e përparme dhe të pasme të saj, për ta bërë sa më të identifikueshme për nga motivet kombëtare.












