Mëngjesin e sotëm janë gjetur në bregdetin shqiptar trupat e dy peshkatarëve italianë. Viktimat janë Francesco De Biasi dhe Sante Lanziloti. Mnjëherë janë lajmëruar autoritetet përkatëse që I kanë dërguar trupat në morgun e Tiranës. Dy peshkatarët rezultonin të zhdukur që në datën 15 mars. Trupat janë identifikuar nga familjarët. Lanzilotin, djali I tij e njohu përmes tatuazhit. Ndërkohë vazhdojnë hetimet nga policia.












