Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Keshillit te Europes (APKE) që kerkon rritjen e rolit te UNMIK-ut ne Kosove është nje deshtim i hidhur dhe i pamerituar per Kosoven dhe shqiptaret ne teresi, shkruan ish-Kryeministri Berisha, ndërkohë që i vë faj edhe përformancës së delegacionit shqiptar atje.
“Rezoluta u lehtesua e ndofta u be i mundur nga qendrimi i papergjegjshem i qellimshem antishqiptar i Edi Rames.
Diskutimi paraperfundimtar i saj ishte caktuar te behej me dt 8 dhjetor 2015 ne Komitetin Politik te APKE qe eshte dhe komiteti me kryesor i kesaj asambleje. Ky komitet perbehet nga te gjithe kryetaret e delegacioneve te vendeve anetare te Keshillit te Europes. Anetarja e ketij komiteti, kryetarja e delegacionit shqiptar, zonja Valentina Leskaj me urdher te Edi Rames, ne nje akt te papergjegjshem dhe antishqiptar nuk shkon ne mbledhjen e komitetit politik qe u zhvillua me dt 8 dhjetor 2015 ne Bruksel ku do te diskutohej rezoluta per Kosoven.
Perfaqesuesi i Serbise, duke perfituar nga kjo mungese arrin te propozoje dhe miratoje ne ate mbledhje tre amendamente qe nuk ishin ne rezolute dhe qe demtonin jo pak Kosoven, nder te cilet edhe amendamenti qe ben thirrje per rikthim te rolit te UNMIK-ut ne Kosove. Sigurisht ky ishte nje sukses i perfaqesuesit te Serbise, i lehtesuar dhe bere i mundur nga mungesa e perfaqesuesit te Shqiperise ne mbledhje. Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjeshem dhe antishqiptar te koordinuar me Beogradin te Edvin Kristaq Rames, per mosdergimin me dt 8 dhjetor ne komitetin politik te APKE te perfaqesueses shqiptare”, shkruan Berisha.












