Ne foto, ish-ministri Spiro Ksera me ish-shefin e tij te kabinetit, Kleves Bitro
Ish-ministri i Punës, Spiro Ksera është arrestuar në fshatin e tij të lindjes në Dervican nga policia e Gjirokastrës.
Ai ishte në një lokal duke ndjekur një aktivitet kur policët iu afruan dhe i komunikuan urdhrin e arrestit.
“Unë nuk kam bërë gjë”, ka thënë në këtë cast Ksera, ashtu si e përshkruan Panorama arrestimin e tij.
Ai ka kërkuar shpjegime të mëtejshme por policët e kanë urdëhruar të shkonte me ta duke i vënë prangat.
Ksera u kallëzua në prill të vitit të kaluar nga pasardhësi i tij. Erion Veliaj depozitoi në Prokurorinë e Tiranës, një kallëzim penal ndaj ish-ministrit pas një auditimi në dikasterin e drejtuar prej tij në atë kohë.
Ish-ministri Spiro Ksera dhe disa persona të tjerë të stafit të tij akuzohen për vjedhjen e 309 milionë lekëve të vjetra në total.
Bëhet fjalë për tri aktivitete për romet, të verbrit dhe shtresat në nevojë aktivitete për të cilat janë dhënë paratë por që në dosjet e gjetura në ministri ka rezultuar se i gjithë dokumentacioni i mbajtur ka qenë fiktiv dhe aktivitetet në fjalë nuk janë kryer realisht.
Hetimi është kryer nga prokurori, Ndini Tavani i Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës.
Dosja e ministrisë së Punës kur qeveria ka qënë e koalicionit të drejtuar nga PD është e mbushur plot. Janë të paktën 8 zyrtarë të kësaj ministrie përfshirë dhe ministrin e asaj periudhe Spiro Ksera që po ndiqen penalisht.
Deri tani ka 8 urdhar ekzekutimi të lëshuara nga prokuroria ndërkohë që janë realizuar tre prej tyre.
Aktualisht në qeli ndodhen Artevis Mene, Kleves Bitro, Spiro Ksera
Ndërkohë pesë persona të tjerë janë ende në kërkim.
Spiro Ksera ka qene prefekt I Gjirokastres nderkohe qe ne 2009 u zgjodh deputet I PD-se nga minoriteti. Me pas u emerua minister ne qeverine Berisha 2009-2013.
Fillimet ne politike I ka si drejtues I organizates OMONIA dhe me pas nje nga drejtuesit e PBDNJ derisa krijoi nje fraksion te vetin te quajtur MEGA.











