“Është krijuar një atmosferë për një koalicion PD-PS. Unë kam biseduar edhe me Kryeministrin Rama për këtë dhe unë i kam thënë se nëse mendon kështu, pra të bësh koalicion, mund të vijosh nëse është zgjidhje që con më shpejt Shqipërinë në drejtimin e duhur”. Ky ka qënë shpjegimi i Ilir Metës sonte në intervistë tek “Zona e Lirë” lidhur me mundësinë e krijimit të një koalicioni politik qeverisës që do të lërë jashtë LSI-në.
I pyetur lidhur me marrëdhëniet dhe raportet e tij me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, Meta tha se kam raporte normale.
“Luli lu, Baba s’lu” thotë Dylegji, mund të kem disa vërejtje për Lulin por… Baba është doktori”, shpjegoi Meta.
Në vijim Meta tha se nuk shoh asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhjet duhen të kthehen në normalitet dhe të kryhen në cdo 4 vjet”, tha ai.
Ne perfundim te bisedes ai tha se atje ku ju shihni duel, une shoh duet.












