Një i moshuar nga fshati Grudë e Madhe ka mbërritur i pajetë rreth orës 18:00 të mbrëmjes në spitalin e Shkodrës me plagë me armë zjarri. Viktima është Martin Kola.
Kola është dërguar në spital nga të afërmit e tij. Sipas familjarëve të tij mendohet se viktima është vetëvrarë me armë zjarri.
Ndërkohë në vendngjarje është gjetur një armë zjarri e mbushur e tipit “Kallashnikov “. Policia po punon për sqaruar rrethanet e ngjarjes. Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor i cili po kryen veprimet.











