Prokuroria ka kërkuar bërjen e analizës së disa pikave të gjakut të gjendura në fashetat e duarve të Gazmend Çollakut.
Kjo kërkesë e organit të akuzës, adresuar edhe laboratorit të Policisë Shkencore, vjen pas pretendimeve dhe mohimeve që oficeri i liruar i policisë Ervin Dalipaj dhe ia arrestuari Denis Shtraza kanë bërë. Të dy këta persona kanë pretenduar se gjurmët e gjakut janë zhvendosur te fashetat e duarve të Çollakut dhe se ato nuk i përkasin atyre.
Në këto rrethana prokuroria ka kërkuar analizën e ADN-së së gjurmëve të gjakut të gjendura për të provuar në se i përkasin apo jo të dyshuarve.











