Spiro Ksera zbret nga furgoni i policisë në gjykatë
Kanë mbërritur në gjykatën e Tiranës, dy nga të akuzuarit për aferën e dyshuar si korruptive në ministrinë e Punëve të Çështjeve Sociale dhe Shanseve të barabarta.
Furgoni i policisë që transportoi në gjykatë Spiro Kserën
Të parët që kanë mbërritur në gjykatë, kanë qenë Artemis Mene ish-anëtar i kabinetit si edhe ish-mistri Spiro Ksera.
Furgoni i policisë që transportoi në gjykatë Spiro Kserën
Ata dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer përmes procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore në vitin 2013.
Artemis Mene, në sallën e gjyqit
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj ish-ministrit, pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e të cilit thuhej se Spiro Ksera në bashkëpunim me zyrtar të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Sipas organit të akuzës kjo shumë financiare, është akorduar dhe janë bërë pagesat për aktivitet të cilat nuk janë zhvilluar si programet për minoritetin, kundër diskriminimit të romëve, sfidat për barazi gjinore si dhe projekte për moshën e tretë.
Gjyqtari Ilir Çeliku dhe prokuroi Ndini Tavani në sallën
gjyqit
Masat e sigurisë së të arrestuarve do të gjykohen nga gjyqtari Ilir Çeliku, ndërsa akuza përfaqësohet nga prokurori Ndini Tavani.












