Policia greke ka marrë sot në pyetje një shqiptar, i cili dyshohet se ka qëlluar dhe ekzekutuar me thikë një 43-vjeçar grek, ngjarje e cila ka ndodhur paraditen e së shtunës.
Sipas policisë, dy burrat dyshohet se janë konfliktuar për shkak të debatit se cila prej taksive të tyre do të qëndronte e para në radhë. Pas debatit, shqiptari ka qëlluar me thikë shtetasin grek duke e lënë të shtrirë për tokë në trotuar. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg sheshin “Sintagma”. Ambulanca mbërriti në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. 43-vjeçari kishte disa goditje me thikë në fyt dhe gjoks. Policia ende nuk ka dhënë identitetin e viktimës dhe të autorit të dyshuar për këtë ngjarje.











