Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një person ka sulmuar e plagosur me thikë y vajzat e tij njëra prej të cilave ka vdekur në spital.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. Kujtim Ibraj, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) dy vajzat e tij, Esmeralda Ibraj 22 vjeçe , dhe Elidona Ibraj, 17 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në spital.
Nga ana e policisë menjëherë pas njoftimit, është ndaluar autori i kësaj ngjarje (babai i vajzave) si edhe është sekuestruar arma e krimit, thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë.












