Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, vizitën e Edi Ramës, për herë të tretë të një rruge 1.4 km në Vlorë, punimet e së cilës kanë nisur prej dy vjetësh.
“Madhëshrore” ka ironizuar Berisha për këtë “vepër”, sipas të cilit do të vizitohet edhe dy herë të tjera nga Edi Rama deri në përfundimin e saj.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Rama bën vizitën e tretë në veprën e tij “madhore”, 1.4 km rrugë në Vlorë!
Të dashur miq, Edvini Kristaq Rama pas bllofit dhe diskretitimit për inaugurimin për së dyti të nënstacionit elektrik të Babicës, ndërtuar dhe inaguruar në vitin 2009, u paraqit sot në media në vizitën e tij të tretë të radhës në veprën “madhështore” publike të Edvinit, rrugën prej gjithsej 1.4 km, që lidh rrugën Transballkanike me autostraden Levan-Vlore, në të cilën punohet prej dy vitesh.
Fuga informoi gazetaret se bosi i tij planifikon edhe dy vizita te tjera para inagurimit te saj.











