Për ngjarjen që ndodhi
në Manëz të Durrësit ku 41 vjecari Mondi Gjoka pasi dhunoi bashkëshorten u vetëvra, të afërmit thonë se kjo ishte një familje normale dhe se bashkëshortët nuk kishin probleme ndërmjet tyre.
Të vetmin problem që ata kishin sipas të afërmve të tyre ishte gjendja jo e mirë ekonomike. Të afërmit e identifikojnë Mondi Gjokën si punëtorë edhe Lumturia gruaja e tij e ndihmonte atë vazhdimisht në punët bujqësore. Por që ndodhi kjo ngjarje e rëndë ata thonë se mund të ketë qënë në depresion 41 vjecari. Çifti nuk ka pasur probleme me njëri tjetrin dhe se grindja sipas të afërmve ka qënë momentale.
Ndërkohë që bashkëshortja e plagosur gjendet e shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.











