Rritja e çmimit të biletës së urbanit në kryeqytet ka nxitur një protestë të qytetarëve të cilët janë shprehur kundër rritjes së çmimit të biletës me 10 lekë. Qytetarët janë shprehur se sot kanë ecur në këmbë për shkak të çmimit të biletës. Qytetarët e kanë nisur protestën tyre tek “Ushtari i Panjohur”dhe më pas kanë vazhduar në drejtim të Bashkisë.












