Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me 15 vite burg pilotin italian Giorgio Riformato të akuzuar për trafik të drogës nga Shqipëria me avion drejt shtetit fqinj. Jo vetëm kaq, por kjo gjykatë vendosi edhe sekuestrimin e avionit të drogës.
Me këtë vendim, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shprehur dakordësinë me kërkesën e prokurorisë e cila në pretencën për pilotin italian Giorgio Riformato, kërkoi dënimin e tij me 15 vite burg.
Piloti italian i arrestuar në maj të vitit të kaluar, pas një ulej të detyruar në Divjakë, akuzohet për trafik droge të mbetur në tentativë.











