Nënkryetari i PD, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie ka folur sot për koalicionet parazgjedhore. Në një intervistë për “Report” TV, Edi Paloka është shprehur i hapur për koalicion me FRD, por jo me LSI”.
“Jemi të hapur për koalicion me çdo parti, por jo me LSI. LSI, pjesë e së keqes së kësaj qeverie bashkë me PS. Jemi të hapur për koalicion me FRD nëse bashkëpunon për rrëzimin e qeverisë. Jemi të hapur për aleancë dhe koalicion me të gjithë ata që duan rrëzimin e qeverisë”, u shpreh Paloka.












