6 të plagosurit e parë nga shpërthimi në Pogradec kanë mbërritur në QSUT dhe janë sistemuar në ambientet e spitalit të djegieve.

Ata kanë dalë të gjithë nga një ambulancë me të cilën udhëtuan nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës. Gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar, megjithatë nuk bëhet fjalë për rrezik për jetën.
Ndërkaq janë mësuar emrat e 4 të plagosurve që ndodhen tashmë në Tiranë, Ariol Fraholli, Florenc Fraholli, Agjërim Muçka dhe Drini Hamolli janë emrat e katër të plagosurve të cilët kanë mbërritur në QSUT për shkak të gjendjes së tyre të rëndë dhe trajtimit më të specializuar.














