Dhoma Kombëtare e Avokatisë, është shprehur kundër VKM-së, e cila përcakton mënyrat e llogaritjes së pagës për profesionet e lira, për efekt të kontributeve shoqërore e shëndetësore.
Të mbledhura dje, avokatët vendosën që ditën e hënë të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë, bënë të ditur se bojkoti i të hënës është vetëm fillimi i protestës së tyre, në varësi të reagimit të Qeverisë, ndaj kërkesave të tyre.












