Besohet se janë zbuluar rreth 10 ton kanabis në magazinën e braktisur të Pagrisë në Përmet. Magazina me një gjatësi dhe gjerësi të konsiderueshme ishte përdorur nga trafikantët për të ruajtur një sasi të konsiderueshme droge.
Kjo është edhe sasia më e madhe e kanabisit të jetë zbuluar në një ndërtesë të vetme. Droga u kap pas një operacioni ku u përfshinë reparte të ndryshme policore. Në aksion morën pjesë grupe policore të Gjirokastrës dhe Përmetit, Forca e Posacme operacionale dhe grupe të shërbimit sekret të policisë SHCBA. Droni.al











