• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ortaku i Olsi Ramës qëndron pas kërkesës së koncesionit të TVSH-së

admin by admin
3 February, 2016
in Politika
0
Ortaku i Olsi Ramës qëndron pas kërkesës së koncesionit të TVSH-së
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Olsi Rama, vëllai i kryeminstrit Edi Rama
Foto nga: LSA

MCN Services sh. p. k – kompania e ortakut të vëllait të kryeministrit Edi Rama, qëndron së bashku me një kompani nga Hong Kong prapa një propozimi për një koncesion qindra milionësh për menaxhimin e TVSH-së.

Ministria e Financave pritet të hapë në mesin e muajit shkurt një tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e një kompanie koncesionare për një periudhë 10-vjeçare, e cila do të ofrojë një sistem teknologjik monitorimi dhe transmetimi të dhënash për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. Kompania që ka më shumë gjasa që ta fitoi këtë tender, e cila ka bërë dhe propozimin e pakërkuar për koncesionin, quhet M.POS Limited dhe ka seli në Hong Kong.
Megjithatë, BIRN ka zbuluar se partneri lokal i M.POS Limited është një kompani shqiptare e quajtur MCN Services sh. p. k, pronari i së cilës, Endri Meksi, është gjithashtu ortak në një kompani tjetër të regjistruar në Tiranë me vëllanë e Kryeministrit, Olsi Rama.
Informacioni për përfshirjen e MCN Services në koncesionin e TVSH-së është mbajtur sekret nga Ministria e Financa, e cila e pyetur disa herë nga BIRN ka dhënë vetëm emrin e partnerit të saj nga Hong Kong, M.POS Limited.
Lidhja e Olsi Ramës me kompaninë që po kërkon koncesionin me një vlerë mbi 100 milion dollarë, ngre pikëpyetje lidhur me konflikt të mundshëm interesi në qoftë se kjo kompani do të shpallet fituesi i tenderit ndërkombëtar që pritet të mbahet nga qeveria Shqiptare.
I kontaktuar nga BIRN, zyra e kryeministrit tha se gara për koncesionin nuk është hapur dhe si rrjedhim nuk kemi të bëjmë me konflikt interesi, diçka që kryeministri Edi Rama nuk do lejonte kurrë.
“Në momentin që flasim nuk ka asnjë garë apo tender të çelur për partneritetin publik privat në fjalë. Nëse Ministria e Financave do të vendosë ta hapë një garë të tillë, aty do të mund të konkurrojnë të gjitha kompanitë e interesuara,” tha zyra e kryeministrit.
“Nga ana tjetër siç lehtësisht mund të konstatohet, Kryeministri Rama nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë në asnjë rast e për asnjë arsye marrjen e ndonjë vendimi nga qeveria shqiptare që përbën konflikt interesi. Çdo insinuatë e paraqitur si fakt është thjesht një spekulim”, përfundon reagimi.
Endri Meksi, pronar dhe administrator i MCN Services, nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN mbi koncesionin.

akti themelimit - pegasus communicationsAkti i themelimit të “Pegasus Comunications”

Sipas kushteve të koncesionit, kur të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të rriten më shumë se sa 11 për qind mbi vitin paraardhës, do të duhet të ndahen mes shtetit dhe kompanisë koncesionare. Në rast se rriten nga 11 në 15 për qind, ndarja do të bëhet në raportin 90 me 10 ndërsa nëse rriten nga 15 në 19 për qind, ndarja do të bëhet në raportin 65 me 35. Me një llogaritje të thjeshtë, koncesionari do të marrë mbi 140 milionë euro për dhjetë vitet e ardhshme ndërsa shteti mund të marrë 40 milionë euro.
Ndryshe nga Meksi, kreu M.POS Holding Limited, Allen Cheng, i tha BIRN nëpërmjet postës elektronike, se partneri i tij në Tiranë ishte pikërisht kompania MCN, dhe është kjo kompani që i ka drejtuar negociatat me qeverinë shqiptare.

[Kliko këtu për të lexuar e-mail nga Allen Cheng]

“Skuadra jonë nga Hong Kong bëri qasjen e parë dhe prezantoi zgjidhjen, që më duhet të nënvizoj është testuar në vende të tjera me sukses”, Cheng i tha BIRN.
“Diskutimet më pas u ndoqën nga partneri ynë lokal MCN,” shtoi ai.
Sipas Cheng, gjatë këtyre “diskutimeve” projekti është zgjeruar në mënyrë që të adoptohet sa më mirë me situatën në Shqipëri, sepse çdo vend ka veçantitë e veta.


edi rama - olsi rama
Edi Rama me vëllanë e tij, Olsi Rama

MCN është një kompani e teknologjisë së informacionit që operon në sektorin e telekomunikacioni, internetit dhe ëeb-dizajnit. Kreu i MCN, Endri Meksi, ka dhe katër kompani të tjera të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKR.
Në një nga këto kompani, e quajtur Pegasus Communications, Meksi është ortak me Olsi Ramën, vëllanë e vogël të kryeministrit Edi Rama. Olsi Rama zotëron 35 % të aksioneve të kompanisë Pegasus Communicatios, 35 % kontrollohen nga Endri Meksi, dhe pjesa e mbetur zotërohet nga Amant Josifi.
[Kliko këtu për ekstraktin historik të Pegasus]

Cheng i tha BIRN që për të operuar koncesionin, M.POS dhe partneri i tyre lokal do të përdorin një kompani që do ta regjistrojnë në Tiranë.
“M.POS Hong Kong dhe partneri ynë lokal do të regjistrojmë një kompani të formatit SPV në Shqipëri, siç është zakon për këtë lloj projektesh”, tha ai.
Entiteti për Qëllime të Posaçme (SPV sipas akronimit në anglisht) është një ent ligjor (zakonisht një kompani me përgjegjësi të kufizuara) që krijohet për të përmbushur një objektiv specifik apo të përkohshëm. SPV-të zakonisht përdoren nga kompanitë për të izoluar firmën mëmë nga çdo rrezik financiar.
Sipas Allen Cheng, propozimi që i është dërguar qeverisë shqiptare nga M.POS bazohet në produktin e tyre VAT Raffle. M.Tax Raffle është një sistem monitorimi i TVSH-së i cili ka gjithashtu të integruar lotarinë e kuponit.
Kreu i M.POS shprehet se si grupi i tij në Hong Kong dhe partneri i tyre në Tiranë janë shumë të ndjeshëm ndaj privatësisë së të dhënave që ato do të administrojnë, dhe që zgjidhja e propozuar prej tyre është konform me ligjin 9987/2008 për mbrojtjen e të dhënave personale. Cheng shtoi që projekti është gjithashtu në linjë me direktivat e BE-së për “E-invoice” si dhe udhëzimet OECD-së për programe kompjuterike kontabiliteti.
Cheng i tha gjithashtu BIRN se propozimi i tyre i bërë për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të kërkonte ndërrimin e kasave fiskale në Shqipëri.
“Që të funksionojë, nevojitet që makineri të reja POS të futen në treg, jo domosdoshmërish nga M.POS, por ne kemi propozuar tonat, së bashku me disa kasa fiskale,” tha ai.
Cheng mohoi të kishte politikan të përfshirë në skemën e saj dhe tha sa ky ishte një projekt teknologjik që do të ndihmonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të rriste kapacitetet për të mbledhur TVSH-në.
“Ju konfirmoj me forcë që nuk ka asnjë politikan të lidhur me këtë projekt,” përfundoi ai.

Autor: Besar Likmeta
BIRN
Tiranë

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDAL/ Kompani guaskë nga parajsa fiskale fshihen pas koncesionit të TVSH-së
/web/SKANDAL_Kompani_guaske_nga_parajsa_fiskale_fshihen_pas_koncesionit_te_TVSH_se_13557_1.php

Previous Post

Rama bën drejtor te madh djalin e Prokop Murrës

Next Post

SALI BERISHA/ Masakra e Elbasanit nga “çunat krimit”, ka fytyrën e Saje Qorrit dhe Edvin Shullazit

admin

admin

Next Post
SALI BERISHA/ Masakra e Elbasanit nga “çunat  krimit”, ka fytyrën e Saje Qorrit dhe Edvin Shullazit

SALI BERISHA/ Masakra e Elbasanit nga “çunat krimit”, ka fytyrën e Saje Qorrit dhe Edvin Shullazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.