Në një reportazh që është publikuar së fundmi nga BBC, mund të shihen për herë të parë pamje më të qarta të momenteve të fundit të jetës të ish-liderit libian, Moammar Gadafi.
Me titullin “Gjuetia për armën e artë të Gadafit”, reportazhi i agjencisë britanike të lajmeve sjell videon e mësipërme ku siç edhe e shihni, ish-diktatori shfaqet në rimorkion e një makine i mbuluar në gjak dhe në një gjendje të rënduar.
Rreth tij shihet, grupi i pakontrolluar i anëtarëve të armatosur të opozitës, të cilët bërtasin dhe festojnë triumfin e tyre. Në pjesën e fundit të videos shihet një i ri që mban në dorë një armë të artë, e cila pretendohet se i përkiste diktatorit. Në pjesën tjetër, reportazhi tregon për anarkinë totale që ka mbërthyer Libinë.












