Policia e ka filluar një operacion për kapjen e autorëve të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Gjatë gjithë natës Forcat Renea, FNSH e Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cerrik, Librazhd e Gramsh.
Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara që mund të lëviznin autorët.
Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.












