Në veri të vendit janë rikthyer sërish reshjet e borës. Në Qarkun e Kukësit trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm.
Si pasojë e reshjeve të dendura të borës ka vështirësi qarkullimi në aksin rrugor Tuneli i Kalimashit – Fushë Dukagjin.
Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve.











