• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Të iki Tahiri, çdo ditë si ministër festë për bandat, tragjedi për qytetarët

admin by admin
4 February, 2016
in Politika
0
Basha: Të iki Tahiri, çdo ditë si ministër festë për bandat, tragjedi për qytetarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar dhe ka etiketuar sot si përgjegjës ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për masakrën e një nate më parë në Elbasan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë.
Në një dalje nga selia e PD-së blu, Basha e cilësoi ministrin Tahiri si frymëzuesin dhe mbështetësin e bandave dhe banditëve që dalin lirshëm me armë dhe vrasin natë dhe ditë, madje dhe me uniforma policie.
“Këto ekzekutime nuk janë larje hesapesh siç mundohet të lajë gojën qeveria por janë produkt i klimës së krijuar në vend, ku kriminelët, banditët, bandat, gjobëvënësit, trafikantët dhe vrasësit kanë njohje, lidhje, mbështetje, kanë Ministrin. Ndaj lëvizin lirshëm, mbajnë uniformën e policisë së shtetit, vrasin dhe ekzekutojnë pa asnjë pengesë, pa ju hyrë gjemb në këmbë. Si për tu kujtuar gjithë shqiptarëve se në qeverisjen e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit, krimi ndihet dhe është çdo ditë në pushtet. Kjo situatë kritike për rendin dhe sigurinë është produkt i ortakërisë së qeverisë Rama me krimin, ortakërisë së Sajmir Tahirit me Habilajt, Shullazët, emërimit të dhjetëra kriminelëve dhe trafikantëve në poste të larta, në shtet dhe polici. Ky Ministër që ndërmjetëson me vrasës me pagesë në zyrën e Ministrit të Brendshëm dhe rezidencat qeveritare, ky që i jep makinën personale trafikantëve të drogës, ky që e ka mbërthyer trupën e policisë së shtetit me persona të inkriminuar që ua ka vënë në krye, ky që vendos forcat operacionale dhe speciale në dispozicion të Shullazit, ky që u shfaqësohet në telefon baronëve të drogës kur kapen nga shërbimet partnere se nuk e kanë prej tij, ky që djeg provat në laborator për interesat e bandave të narkotrafikut, ky palo Ministër është fakt që frumëzon, inkurajon, i jep zemër dhe krah krimit dhe kriminelëve që të godasin me armë në dorë ditën dhe natën. Ky ministër e ka tradhtuar policinë, interesin publik dhe qytetarët”, u shpreh Basha.
Sipas tij, Tahiri duhet të largohet nga detyra menjëherë.
“Bën tendera uniformash me miliona euro, shfaqet si dizenjator me kufje në vesh, por krimi godet pikërisht me uniformën e policisë. Masakra e Elbasanit ndryshoi mbrëmjen e çdo qytetari teksa ndiqnin në ankth dhe tronditje raportimet e medias, vetëm Sajmir Tahiri nuk ishte në ankth dhe tronditje, 45 minuta pas masakrës kur bilanci i ngjarjes sa vinte e rëndohej, ky dordolec publikoi videoselfie me militantët e partisë së tij, perversitet, cinizëm dhe arrogancë e pakufi. Çdo ditë më shumë e Saimir Tahirit në krye të rendit është festë për bandat, dramë dhe tragjedi për familjet shqiptare. Ai duhet të largohet menjëherë nga detyra, sot, tani, të largohet dhe të vihet para drejtësisë për lidhjet e tij me bandat, krimin dhe trafiqet”, vijoi më tej denoncimin Basha.

Byroja e Hetimit, pyetje – përgjigje
Me Byronë Kombëtare të Hetimit, të paktën nëse ju e keni bërë çështje të ditës dhe të javës, e para ju përse kërkoni që Byroja Kombëtare e Hetimit të miratohet në parlament pa u miratuar më parë amendamentet kushtetuese? A mund të ketë ajo fuqi ligjore kur ka një pengesë kushtetuese sipas amendamentit? Njësia speciale e hetimit nuk do të jetë në varësinë e prokurorit të përgjithshëm?
Byroja Kombëtare e Hetimit është një projekt i përfunduar me ndihmën  e ekspertëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Parashikimet ligjore që i hapin rrugë Byrosë Kombëtare të Hetimit janë rakorduar veç e veç me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga opozita, nga Partia Demokratike, nga unë si kryetar i saj dhe sipas informacioneve edhe nga përfaqësuesi i mazhorancës, kreu i ekzekutivit dhe përfaqësuesi tjetër kreu i Partisë së Lëvizjes Socialiste dhe Integrim, kreu i Kuvendit. Kjo ka ndodhur prej afro 4 muaj e gjysmë. Dhe prej afro 4 muaj e gjysmë, pa asnjë shpjegim  Edi Rama refuzon të sjellë në parlament aktin që i hap rrugë themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas të cilit me fondet e taksapaguesve amerikanë do të trajnohen punonjësit e policisë dhe prokurorët që do të hetojnë korrupsionin e nivelit të lartë.Nuk ka nevojë as për ndërhyrje në kushtetutë, as për amendamente kushtetuese. Projekti është gati. Ne kemi shprehur vullnetin tonë ndaj pengesa është një shenjë e qartë dhe publike e mungesës së gadishmërisë së Edi Ramës për të krijuar këtë strukturë që heton korrupsionin në nivele të larta.

Nuk ka nevojë, por është pjesë e reformës në drejtësi, a duhet pritur Venecia?
Ky aspekt i Reformës në Drejtësi, ngritja e kësaj strukture të posaçme të hetimit të korrupsionit të nivelit të lartë ka rakordimin e plotë, formalisht na është raportuar të mazhorancës, ka rakordim të plotë tonin substancialisht e formalisht  dhe ka kaluar përmes rekomandimeve të Venecias ndaj është e gatshme të adoptohet një orë e më parë. Të gjitha të tjerat janë justifikime dhe gënjeshtra.

Previous Post

Skema e masakrës në Elbasan

Next Post

MASAKRA NË ELBASAN/ Haki Çako flet për shkakun e ngjarjes dhe për hetimin e policisë

admin

admin

Next Post
MASAKRA NË ELBASAN/ Haki Çako flet për shkakun e ngjarjes dhe për hetimin e policisë

MASAKRA NË ELBASAN/ Haki Çako flet për shkakun e ngjarjes dhe për hetimin e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.