Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos sonte në mbrëmje pasi nj makinë pësoi aksident në aksin rrugor Korçë – Ersekë.
Automjeti tip Benz me targa 6149 T ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe me të cilën ishte automjeti në castin e rrëzimit.
Ekspertët e policisë shkuan në vendngjarje duke dërguar në spitalin e Korçës të plagosurin dhe trupin e pajetë i cili do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të saktësuar shkakun e vdekjes.











