Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur sonte në mesnatë në një lokal në periferi të Tiranës.
Eksplozivi plasi në një lokal në Bathore, pronë e qytetarit Xh.D.
Të dhënat e para nga policia njoftojnë se nuk ka pasur dëme në njerëz por vecse dëme materiale. Dinamiti ishte vendosur në pjesën e jashtme të ndërtesës dhe ka plasur ndërkohë që nuk kishte kalimtarë të rastit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.











