Një 33-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj në orët e mbrëmjes të së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qerret, të Shijakut në banesën e shtetases •Y.B. 33 vjeçe, e cila është vetëhelmuar me fostoksinë.
Ndihma e parë i është dhënë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe më pas është dërguar në Spitalin”Nënë Tereza”Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjatë natës ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për vlerësim.











