Një tjetër sasi droge prej rreth 500 kg dhe me vlerë 5 milionë euro është kapur në ujërat ndërkombëtarë mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi. Në operacion morën pjesë tre policitë e tre vendeve, ajo shqiptare, italiane dhe malazeze.
Ka qenë një ndjekje spektakolare në det ajo gjatë operacionit të i koduar “Triton” i Agjencisë Eurpiane Frontex i cili mundësoi sekuestrimin e drogës. Mediat italiane raportojnë se sekuestrimi i sasisë së drogës vinte nga Shqipëria, u bë pas një ndjekjeje nëpër Adriatik, ndërkohë që më parë gjithçka ishte monitoruar nga ajri.
Gomonia po udhëtonte me shpejtësi drejt brigjeve të Barit dhe u pikas 100 km larg brigjeve italiane. Droga transportohej me një gomone 10 metër të gjatë dhe me motor shumë të fuqishëm.
Policia u vu në ndjekje të gomones dhe trafikantët, pasi bënë manovra me shpejtësinë, duke ndryshuar edhe rrugën, duke udhëtuar drejt brigjeve të Shqipërisë e Malit të Zi, nuk patën mundësi tjetër. Gomonia që mbante ngarkesën me drogë, i ka shpëtuar policisë në mënyrë spektakolare, duke devijuar rrugën në drejtim të Malit të Zi dhe duke hedhur në det sasinë e drogës.











