Vogëlushja Molly, nuk rehatohej për dy ditë me radhë, ajo qante gjate gjithe kohes pa ndonjë arsye. Por, kur prindërit i hoqën çorapet, zbuluan arsyen, pse vajza gjashtëmuajshe, nuk e ndalonte vajin.
Në njërin gisht të këmbës, asaj i ishte mbështjellë një qime floku, duke i ndaluar qarkullimin e gjakut. Me t’i hequr fijen e flokut, vajza ka pushuar së qari, transmeton Telegrafi. Ata e kanë publikuar këtë fotografi, për të paralajmëruar prindërit tjerë, se çfarë mund të shkaktoi dhimbje tek fëmija.
![]()
Mësohet se qimet apo penjtë, mund të mbështjellin shpesh gishtat të duarve dhe këmbëve tek fëmijët, por ka raste edhe në organet gjenitale.











