Një 39-vjeçar është hedhur nga kati i tretë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Siç bën të ditur policia burri me iniciale Gj.L., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, ne Elbasan, ne gjendje e depresioni është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve ditën e dielë.
Menjëherë në vendngjarje, mbërritën shërbimet e policisë dhe dërguan shtetasin Gj.L në spital, i cili ndodhet në gjendje të rëndë Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.












