Një leopard ka hyrë në një shkollë Indiane dhe ka plagosur 6 persona. Ai ishte pikasur nga kamerat e sigurisë se ishte futur në sallat e një shkolle në qytetin Bangalore në Indi. Më pas ai sulmoi 6 persona të cilët po përpiqeshin ta kapnin.
Gjatë orëve të darkës, kafsha u transportua për në kopshtin zoologjik, pas një operacioni të madh gati 10 orë, për kapjen e tij. Nuk dihet se si leopardi hyri në shkollë dhe nga kishte dalë, megjithatë ngjarja fatmirësisht përfundoi pa viktima.
Leopardi mashkull, 8 vjeç, ishte parë të hynte në ambientet e shkollës në zonën e Kundalahallit, pasi kishte dalë nga një pyll aty afër. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur leopardi sulmonte një person pranë pishinës.












