Apeli i Krimevet të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për agjentin e SHISH, Florian Bushi.
Agjenti Bushi akuzohet për nxjerrje të informacioneve sekrete nga zyra e shërbimit të inteligjencës.
Ai dyshohet se ka ndihmuar me të dhëna Ilir Memushajn i cili dyshohet të jetë autori e vrasjes së shtetasit Denis Kasaj.











