Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një intervistë tek Tonight e Ilva Tare në Ora News ka dhënë shpjegime rreth hetimeve të policisë për vrasjen e Artan Santos, bankierit të njohur shqiptar.
Pyetje: Ka një vrasje në 2014 që nuk është zbardhur, rasti i Artan Santos?
Çako: Është një ngjarje e cila vazhdon hetimi, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës. Vazhdon hetimi në pistat e mundshme që ne kemi ngritur.
Pyetje: Kanë emra?
Çako: Dyshimi është dyshim, por ka versione të ngritura.
Pyetje: A janë dy personat me motor në kërkim?
Çako: Jemi në hetim për të evidentuar dhe identifikuar personat.











