Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, dhe kryesuesja e delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, kanë shkuar sot në selinë e PD-së, ku mësohet se janë takuar me kryetarin e kësaj partie, Luzim Basha.
Në takimin me kreun e opozitës, besohet se tema e bisedimeve do të jetë Reforma në Drejtësi, dhe diskutimet e ditëve të fundit për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Vizita e ambasadori Lu dhe ambasadores Vlahutin bëhet një ditë pasi krerët e politikës shqiptare janë takuar me eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein, duke u ndalur konkretisht te drejtësia dhe dekriminalizimi.











