Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20, në aksin rrugore Elbasan – Tiranë në afërsi të urës së Farkës
Mjeti tip “Alfa Romeo” me targë AA 387 EE me drejtues Denis Dervishi është përplasur me mjetin kamion me targë TR 7659 G me drejtues Alban Stafa.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Alfa Romeo”, Denis Dervishi si dhe ka gjetur vdekjen e pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet i cili është identifikuar si Amerikano Dyziu.
Policia dhe grupi i ekspertizës si dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje. Për ata ka qenë e vështirë nxjerrja e trupave të pajetë, për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar autovetura.
Ende nuk dihet asgjë për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.












