Është rikthyer moti i keq me erëra të forta dhe me reshje të dendura. I cili ka vështirësuar më tepër situatën në qytetet bregdetare
Në portin e Durrësit nuk kanë arritur të ankorohen dy tragete të linjës Durrës-Bari. Tragetet po qëndrojnë në radë për shkak të erës së fortë që fryn. Sipas kapitenit të porteve, janë pezulluar lundrimet e të gjitha anijeve, sepse dallgët në det të hapur arrijnë deri në 8 ballë.












