Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish sot në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, për të zhvilluar takimin e përjavshëm në Kryesinë e Kuvendit.
Në një takim që ka nisur rreth orës 10:45, nuk kanë qënë vetëm Meta me Ramën, por edhe ministra të kabinetit qeveritar, për të diskutuar në lidhje me punët aktuale dhe vendimet e qeverisë. Takimi është zhvilluar një ditë para seancës parlamentare dhe ka zgjatur vetëm 45 minuta.












