Qeveria ka miratuar sot miraton projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndryshe nga çfarë pretendon opozita, për dhënien e konsensusit për këtë projektligj, Byroja e Hetimit fillimisht do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj ka dhen disa sqarime për këtë projektligj.
“Kreu i Byrosë Kombëtare të hetimit do të emërohet nga ministri i Brendshëm, por për atë duhet të japë pëlqimin dhe miratimin e tij Prokurori i Përgjithshëm. Hetimet e kësaj strukture do të jenë nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Projektligji do të ndjekë rrugën parlamentare. Drafti i miratuar është i SHBA, me mbështetjen e OPDAT. Bërthama e Byrosë mbetet aty ku duhet të jetë. U miratuan edhe ndryshimet për Policinë”, sqaroi ministrja Ermonel Felaj.











