Ministria e Kulturës nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se ceremonia për zhvarrimin e Ibrahim Kodrës do të shtyhet. Sipas Ministrisë do të pritet një moment tjetër më i pjekur për tu bërë rivarrim i Mjeshtrit Ibrahim Kodra.
Më poshtë njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës:
Ministria e Kulturës njofton se në vijim të kërkesës së fondacionit “Ibrahim Kodra” ceremonia në nderim të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, shtyhet për një datë tjetër të mëvonshme. Ekzekutorët testamentarë kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mbramë të Mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë, ose në Durrës.












