Një fushatë kundër drejtuesve të automjeteve po zhvillohet këto ditë nga polica. Sipas njoftimeve zyrtare, me pamje e filmime, nuk mungojnë ndëshkimet e shoferëve…, kryesisht natën.
Por, po të kesh një makinë me simbole policie e targa të Ministrisë së Punëve të Brendshme (“MB”), mund të parkosh në mes të ditës, ku të duash… edhe në mënyrë të përsëritur.
Një qytetar i cili ka shpërndarë këto foto në rrjetet sociale “rrëfen” këtë makinë me simbole policie e targa MB, e cila prej ditësh parkon në kundërshtim me tabelën e vendosur, përballë Maternitetit të ri në Tiranë…
Kjo ndoshta është policia që duam…!

Tabela Ndalim Parkimi












